Agjencia Kombëtare e Provimeve

Agjencia Kombёtare e Provimeve

 

Agjencia Kombëtare e Provimeve (AKP), është një Institucion i posaçëm për organizimin, mbikqyrjen e problemeve të reformës arsimore, për sigurimin e cilësisë në fushën e vlerësimit të arritjeve të pranimit në shkollat e larta, si dhe të provimeve dhe ka një funksion teknik, profesional, mbështetës dhe rekomandues të politikave të vlerësimit dhe organizimit të Provimeve të Maturës dhe të Shtetit.
Agjencia Kombëtare e Provimeve (AKP), është krijuar me Vendim Nr. 1013, dt. 10.12.2010 "Për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Provimeve". AKP-ja është person juridik, publik dhe buxhetor në varësi të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës.