AKP

Switch to desktop

N J O F T I M



Për të gjithë kandidatët aplikantë për provimet e specializimeve afatgjata, të ciklit të tretë në fushën e

mjekësisë,ju bëjmë me dije sa më poshtë: 

 - Provimet e specializimeve afatgjata, të ciklit të tretë në fushën e mjekësisë do të fillojnë në datën 22.12.2014.

 

Provimet e specializimeve afatgjata, të ciklit të tretë në fushën e mjekësisë do të zhvillohet në godinën e

Agjencisë Kombëtare të Provimeve (më poshtë AKP) me adresë: Rruga: “Naim Frashëri”, Nr. 37, Tiranë.

 

Kandidati duhet të paraqitet në AKP 30 min. para fillimit të provimit të shtetit.

Ditën e provimit kandidati duhet të jetë i pajisur me:

 - letërnjoftim (Kartë ID ose Pasaportë) për pjesëmarrje në provimin e shtetit (dokumenti origjinal);

 - kopje të Kartë ID ose Pasaportë;

 - në rast ndryshimi të mbiemrit, kandidati të paraqesë certifikatën përkatëse që vërteton këtë ndryshim.

 

Për paraqitjen në qendrat e provimit kandidati duhet të ketë parasysh rregullat e mëposhtme:

1. ndalohet mbajtja dhe përdorimi i celularëve dhe mjeteve të tjera të komunikimit gjatë zhvillimit të

     provimit, pasi kjo vlerësohet si kriter s’kualifikimi;

2. ndalohet duhani, dhe konsumimi i ushqimit në mjediset e provimit;

3. ndalohet komunikimi gjatë zhvillimit të provimit.

 

Për të gjithë kandidatët, lutemi të verifikoni emrin, atësinë, mbiemrin, si dhe datën dhe orën e provimit në faqen zyrtare të AKP në adresën www.akp.gov.al, rubrika lista e kandidatëve.

 

Copyright AKP 2011. All rights reserved.

Top Desktop version