AKP

Switch to desktop

Articles

 

Njoftojmë të gjithë maturantët/kandidatët e Maturës Shtetërore 2015, të cilët dëshirojnë të plotësojnë formularin A2 për përzgjedhjen e programeve të studimit preferenciale midis atyre të ofruara nga Institucionet Publike të Arsimit të Lartë për vitin akademik 2015 - 2016, duke u bërë  kështu pjesë e garës për t'u shpallur fitues sipas parimit Meritë Preferencë, se duke filluar nga dita e hënë dt. 20.07.2015, duhet të kryejnë veprimet e mëposhtme:

Së pari duhet të shkarkojnë nga faqja e Agjencisë Kombëtare të Provimeve (AKP) www.akp.gov.al tek linku Fatura për arkëtim për plotësimin e formularit A2 ose në menunë Matura Shtetërore -> Matura Shtetërore 2015 -> Paketë informuese për  formularin A2 2015   -> Fatura për arkëtim për plotësimin e formularit A2, dhe më pas ta printojnë.

Me këtë faturë të printuar duhet të paraqiten pranë zyrave të Postës Shqiptare apo secilit filial të bankave të nivelit të dytë për të kryer pagesën e tarifës përkatëse prej 2000 lekësh.

Më pas të paraqiten në drejtorinë e shkollës, në të cilën kanë bërë aplikimin e formularit A1, apo A1Z dhe dorëzojnë mandat pagesën.

Pas dorëzimit të mandat pagesës, punonjësi i autorizuar nga drejtoria e shkollës hedh në sistemin informatik pikët/notën mesatare të tij.

 Vëmë në dukje se maturantët që nuk ndjekin procedurën e mësipërme nuk kanë mundësi të aplikojnë me formularin A2 për shkak të mungesës në sistem të pikëve/notës mesatare.

Afati i plotësimit të pikëve dhe notave mesatare në sistem është nga data 20.07.2015 ora 08.30 deri 28.07.2015, ora 16.30

 

Agjencia Kombëtare e Provimeve

Copyright AKP 2015. All rights reserved.

Top Desktop version